Tahiri: Më 9 shkurt i ndajmë rrugët nga Qeveria anti-shtetërore

Tahiri: Më 9 shkurt i ndajmë rrugët nga Qeveria anti-shtetërore

Kandidati i AAK’së për deputet, Besnik Tahiri, ka reaguar pas hapjes zyrtare të fushatës së kësaj partie sot, shkruan Periskopi. 

Tahiri tha se 9 shkurti nuk është ditë e zakonshme.

“Më 9 shkurt me i nda rrugët njëherë e përgjithmonë nga udhëheqja dhe politika e kësaj Qeverie anti-shtetërore”, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë: 

9 shkurti nuk është ditë e zakonshme, madje as zgjedhje të zakonshme.

Më 9 shkurt përcaktohet fati i këtij vendi, jo për katër vjet që vijnë, por ndoshta edhe për 100 vjetët e ardhshme.

Nuk ka ditë e moment më të mirë që Kosova më 9 shkurt me i nda rrugët njëherë e përgjithmonë nga udhëheqja dhe politika e kësaj Qeverie anti-shtetërore.

Vendi ynë ka nevojë për njerëz që i njohin dhe i respektojnë vlerat, trashëgiminë, rezistencën dhe kontributin për liri, vlerën më të shenjtë të historisë sonë më të re, që është UÇK-ja.

Me numrin 137, Kosova fiton, me ne qytetarët janë në qendër, me ne Kosova do të jetë në NATO.

 

Shpërndaje në: