Tahiri: Kurti është mashtruesi i sofistikuar, do me na mbajt të lidhur për ure

Tahiri: Kurti është mashtruesi i sofistikuar, do me na mbajt të lidhur për ure

Shefi i Grupit Parlament të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen që po ndje ndaj opozitës dhe zërave kritik.

Ai ka bërë me dije se kryeministri po dëshiron që opozitën dhe të gjithë zërat kritik po dëshiron t`i lidh me urën e Ibrit.

Në profilin e tij në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se kjo po bëhet më qëllim që të mos flitet për dështimet e kësja qeverie për këto katër vite.

“Synimi kryesor i kësaj qeverie e këtij kryeministri është që opozitën, zërin kritik dhe tërë Kosovën, ta lidh tek ura, në mënyrë që të gjitha dështimet e tij katër vjeçare mos t’i diskutojë në publik, disa muaj para zgjedhjeve. Ura duhet të hapet, ta ushtrojë funksionin e vet praktik, pra të jetë instrument lidhës e jo ndarës. Dhe, ura nuk duhet të na shkaktojë armiqësi me vendin, që në esencë e ka bërë shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai.

Deputeti i AAK-së ka përmendur dështimet e Qeverisë Kurti në secilën fushë.

“Tash, të flasim për gjendjen në Kosovë – është një shtet totalisht i izoluar në rrafshin ndërkombëtar e i bllokuar në rrafshin e brendshëm, ku askush nuk mund të bëjë një rrugë 30-të kilometërshe për secilin drejtim si: Podujevë, Mitrovicë, Gjakovë, Gjilan apo kudo pa i planifikuar, të paktën dy orë rrugë. Janë mbi 2500 biznese të cilat operojnë në vendpunime të këtyre rrugëve, të cilat tash e disa vjet janë në bllokadë. Edhe dy javë nis procesi mësimor, ndërsa vazhdon maltretimi, keqpërdorimi e eksperimenti i Ministrisë së Arsimit me tekstet shkollore, vetëm për ta shtypur një të drejtë elementare të qytetarit. Ekonomia është buzë kolapsit, ndërsa sektori publik është me pagën më të ulët në nivel rajonal dhe më gjerë. E, për pagën, çka të flasim, minimale nuk kanë bërë asgjë”, ka shkruar Tahiri.

duke folur për mandatin e kësaj qeveria, ai ka vlerësuar se në këtë mandat është hapur vetë, ura e Saradranit.

“Shihni përtej kësaj, ky është një mashtrues i sofistikuar, i cili po e përmbyllë mandatin e tij me një sukses të vetëm – urën e Saradranit. Po e përmbyll mandatin duke e shkelur secilin zyrtar publik, duke e shtypur secilin zë të lirë, si në media ashtu edhe në shoqëri. Këto janë problemet e tij, nëse doni të qëndroni të lidhur te ura, rrini aty, por Kosova është ka shkon poshtë dhe buzë shkatërrimit në nivelin më të ulët të marrëdhënieve ndërshtetërore me ShBA-në dhe vendet e BE-së. Pra, mashtruesi i sofistikuar don me na mbajt të lidhur për ure!”, ka shkruar Tahiri.

Shpërndaje në: