Tahiri kritikon Qeverinë për sanksionet nga BE: Jemi të izoluar, e vetmja ngjarje e madhe është mbledhja e përbashkët Kosovë-RMV

Tahiri kritikon Qeverinë për sanksionet nga BE: Jemi të izoluar, e vetmja ngjarje e madhe është mbledhja e përbashkët Kosovë-RMV

Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se që nga vendosja e sanksioneve nga BE-ja, mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, është ngjarja më e madhe e Kosovës në rrafshin e  jashtëm.

Tahiri shkruan se pavarësisht se kjo ngjarje është e mirëseardhur, vetë ideja që Kosova nuk mund të shtyjë asnjë agjendë diplomatike përpara, përveç një mbledhjeje me një shtet fqinj, tregon shumë për izolimin në të cilin jemi përfshirë.

Postimi i plotë:

Më 28 qershor 2023, Bashkimi Evropian e njoftoi Qeverinë e Kosovës për vendosjen e sanksioneve, ose, nëse do t’i quajmë pak më butë, “masave”. Që nga ajo periudhë, të vetmet mjete të BE-së që shpenzohen në Kosovë janë pagat për stafin e tyre, ndërsa angazhimet e tjera janë në “standby”.

Pamundësia për të shfrytëzuar fondet e para-anëtarësimit të BE-së si masë, është shoqëruar paralelisht me një masë edhe më të rëndë: mospërfshirjen e Kosovës si aktor dhe faktor në zhvillimet e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare.

Sot pritet të zhvillohet mbledhja e përbashkët e dy qeverive, të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Që nga vendosja e sanksioneve, kjo është ngjarja më e madhe e Kosovës në rrafshin e jashtëm. Pavarësisht se kjo ngjarje është e mirëseardhur, vetë ideja që Kosova nuk mund të shtyjë asnjë agjendë diplomatike përpara, përveç një mbledhjeje me një shtet fqinj, tregon shumë për izolimin në të cilin jemi përfshirë.

A mund të bëhet më shumë? A mund të bëhet më mirë? Natyrisht që po. Nuk ka asnjë dyshim se MaMirë do të bëhet pas 9 shkurtit 2025.

Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mblidhen sot, me Shqipërinë s’dihet ende data

Shpërndaje në: