Tahiri: Rreth 130 mijë punëtorë e kanë lëshuar Kosovën, fenomeni më i dhimbshëm që e ka goditur vendin
Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë sot në kuvend se fenomeni më i dhimbshëm që më së shumti e ka goditur Kosovën, është emigrimi i qytetarëve të vendit.
Sipas tij, për tri vjet, nga 50 mijë qytetarë e kanë lëshuar Republikën e Kosovës.
“Cila është pamja sot? Fenomeni më i dhimbshëm që më së shumti e ka goditur Kosovën është emgrimi i qytetarëve të Kosovës. Bazuar në statistika gjatë këtyre katër viteve, 2021 – 2022 del që rreth 50 mijë qytetarë e kanë leshur Kosovën brenda vetit, pra për tri vhet radhazi nga 50 mijë qytetarë e kanë lëshuar vendin. Këto janë shifra tmerruese”, tha Tahiri, pas fjalimit të Albin Kurtit për katër vjet qeverisje.
Tahiri, poashtu tha se rreth 600 mjekë e kanë lëshuar vendin.
“Pra, rreth 600 mjekë e kanë lëshuar Kosovën dhe kanë gjetur punë në Evropë”, tha ai.