Tahiri: Fatkeqësi katastrofale, ofruan Asociacionin edhe morën grusht nga treshja e madhe evropiane e rrëzuan Kosovën në dy gjunjë
Ish-kryenegocatorja e dialogut Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka komentuar situatën politike në vend pas letrës së dërguar nga Gërvalla drejtuar KiE’së, se po përgatitet draft-statut nga Qeveria Kurti për Asociacioni. E cila u “rrëzua” me një letër tjetër nga tre shtetet evropiane Gjermania, Franca dhe Italia, duke bërë të edhe më të qartë kështu kushtin, shkruan Periskopi.
Tahiri në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se edhe e ofruan Asociacionin edhe morën grusht nga treshja e madhe evropiane.
“Edhe ofruan Asociacionin edhe morën grusht nga treshja e madhe evropiane ndersa e lane anash presidenten Osmani – e rrezuan Kosoven ne dy gjunje – kurr Kosova nuk ka lejuar te rrezohet as ne lufte as ne paqe deri sot – eshte nje porosi kur devja i thote pronarit para se ta perfundon jeten qe te gjithe e dijme – ne kete gjendje te mjerueshme kemi rene – fatkeqesi katastrofale..”- ka përfunduar ajo./Periskopi
Postimi i plotë: