Tahiri: Është koha që ShBA-ja dhe BE-ja të realizojnë marrëveshjen finale Kosovë – Serbi përmes arbitrazhit

Tahiri: Është koha që ShBA-ja dhe BE-ja të realizojnë marrëveshjen finale Kosovë – Serbi përmes arbitrazhit

Ish-kryenegociatorja e Kosovës për bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë me dije se është koha që SHBA-ja dhe BE-ja të realizojnë marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë përmes arbitrazhit.

Ajo ka vlerësuar se marrëveshja do të ishte e obligueshme dhe do të përfshinte obligime për të dy palët.

Në profilin e saj në “Facebook”, Tahiri ka shkruar se me këtë marrëveshje Kosova do të zbatonte Asociacionin, kurse Serbia do ta njihte de jure Kosovën.

Eshte koha qe SHBA dhe BE ta realizojne marreveshjen finale mes Kosoves dhe Serbise permes arbitrazhit me nje marreveshje qe perfshine obligimet e detyrueshme te dy paleve: me nje ane Kosova zbaton asociacionin ne anen tjeter Serbia njeh de jure shtetin e Kosoves – kjo marreveshje do te precizoj qe ne daten e hyrjes se Serbise ne BE ne po ate date Serbia ka njohur zyrtarisht Kosoven dhe Kosova ka zbatuar asociacionin. Nje marreveshje e tille do te garantohej nga SHBA, BE dhe NATO. Ekzistojne modele te tilla ne historine e marreveshjeve paqesore mes shteteve qe kane pasur mosmarreveshje – eshte koha qe te behet nje marreveshje e tille historike, ne menyre qe me ne fund Ballkani Perendimor te arrine nje paqe te qëndrueshme”, ka shkruar Tahiri.

Eshte koha qe SHBA dhe BE ta realizojne marreveshjen finale mes Kosoves dhe Serbise permes arbitrazhit me nje…

Posted by Edita Tahiri on Friday, June 7, 2024

Shpërndaje në: