Tahir Batatina: Ndeshja e parë nuk luhet, por fitohet
Llapi e ka nisur me fitore sezonin e ri.Skuadra e Tahir Batatinës, triumfoi në udhëtim ndaj Drenicës.
Llapi arriti të fitoj me rezultat minimal rezultat që e kishte që nga pjesa e parë.
Tre pikët e këtij takimi ia siguroi goli i Shabanit.
Shabani gjeti golin në minutën e 34’të të takimit pas asistimit të Netos.Në pjesën e dytë ndeshja ishte më e qetë dhe nuk kishte raste të mira shënimi.
Pas ndeshjes për “Art Sport” foli trajneri i Llapit, Tahir Batatina i cili tha se ndeshjet e para kampionale janë të vështira por u shpreh se Llapi ka një strukturë të mirë për të arritur objektivat e tyre.
“Ndeshjet e para janë të vështira, kemi bërë lëvizje të qëlluara. Ndeshja e parë nuk luhet por fitohet, edhe skuadrat e mëdha evropiane e kanë të vështirë në fillim.
E kemi ditë që është vështirë ndaj Drenicës, motivi i skuadrave është i lartë, Drenica luftoi deri në fund ju uroj rrugëtim të mbarë në këtë sezon. Llapi ka synime të qarta të jetë sa më lartë në tabelë“, tha Batatina për “Art Sport”.