Tahir Batatina me deklaratë epike: Dua pesë gola ndaj Ballkanit!
Trajneri Tahir Batatina ka thënë se Llapi është kampion moral, por do të luftojë deri në fund për ta ngritur lartë edhe trofeun e Superligës së Kosovës.
Llapi të dielën në “Zahir Pajaziti” fitoi 1:0 ndaj Malishevës me golin e Ahmed Januzit, shkruan Indeksonline
“Ballkani do të vijë te ne të luajë me kampionin moral, nuk do të luajë lojë miqësore, por do të luajë lojë të fortë. Nga lojtarët do të kërkoj pesë gola, ashtu siç kemi bërë më herët ndaj Ballkanit. Më pak se pesë gola nuk e llogariti fitore”, deklaroi Tahir Batatina pas ndeshjes
Kujtojmë që javën tjetër, Ballkani do të luaj ndaj Llapit dhe në rast të një barazimi apo fitoreje shpallet kampion i këtij sezoni në Superligë.