Tag: Deportivo

Barcelona shënon fitore të thellë, Messi rikthehet me gol
Barcelona ka shënuar fitore të thellë ndaj Deportivo La Corunas me rezultat 4:0.
Të përzgjedhurit e trajnerit Luis Enrique kaluan në epërsi qysh në minutën e 21-të nëpërmjet Rafinhas.
I njëjti lojtar dyfishoi epërsinë në minutën e 36.
Goli i tretë u shënua nga Luis Suarez në minutën e 43-të, ndërsa i saporikthyeri nga dëmtimi, Lionel Messi shënoi golin e fundit në këtë takim në minutën e 58-të.
Me këtë fitore, Barcelona renditet në pozitën e dytë me 16 pikë pas tetë javësh, ndërsa lider është Sevilla me një pikë më shumë. /Periskopi.com

Formacionet zyrtare: Barcelona – Deportivo
Barcelona pret në Camp Nou Deportivo La Corunan për të zhvilluar ndeshjen e radhës në La Liga.
Këto janë formacionet zyrtare:
Formacioni i Barcelonës: Ter Stegen, Mascherano, Piqué, Mathieu; Rafinha, Rakitic, Busquets, Digne; Arda Turan, Luis Suarez, Neymar.
Deportivo: Lux, Laure, Albentosa, Sidnei, Navarro, Guilherme, Mosquera, Celso Borges, Çolak, Bruno Gama, F. Andone