Ta presësh Vitin e Ri në burg! Flet për Periskopin drejtori i burgut të grave në Lipjan

Periskopi.com Intervista

Qendra Korrektuese e Femrave dhe të Miturve në Lipjan është e vetmja e këtij lloji në Kosovë. Në të gjenden gjithsej 74 të burgosur. 41 janë femra dhe 31 janë të mitur meshkuj. Drejtori i kësaj Qendre, Heset Loku në një intervistë për Periskopin ka rrëfyer për jetesën e të burgosurve brenda dhe kushtet që u ofrohen atyre.

-Sa është numri i të burgosurve dhe të burgosurave në qendrën korrektuese të femrave dhe të miturve këtu në Lipjan?

Heset Loku: Gjendja momentale e kategorive që ndodhen në institucionin tonë sot është gjithsej 74. Prej tyre janë 39 femra të moshës madhore dhe dy femra të mitura. Dhe 31 janë të mitur meshkuj. Përveç këtyre kategorive kemi edhe dy persona madhorë që janë për vepra të lehta penale, që janë në përfundim të dënimit dhe e kanë fazën e fundit për t’u liruar. Në këtë institucion vlen të përmendet se ka kategori të ndryshme të personave që kanë rënë në ndesh me Ligjin. Janë të miturit në masën dërguese-korrektuese, një pjesë e tyre. Pastaj janë të miturit e paraburgosur dhe të miturit e dënuar me burg. Pastaj janë femrat të moshës madhore. Femrat e paraburgosura dhe femrat e mitura.

-A ka shtetase të huaja që vuajnë këtu dënimin?

Heset Loku: Në këtë institucion të femrave, ka edhe shtetase të huaja. Ka shtetase nga Shqipëria, ka shtetase që kanë edhe shtetësi të dyfishtë, ka shtetase me shtetësi amerikane, ka shtetase gjermane, ka shtetase serbe. Numri gjithsej i shtetaseve të huaja është shtatë.

-Cilat janë veprat penale më të shpeshta, për çka edhe sjellen këtu për ta vuajtur dënimin?

Heset Loku: Veprat penale për të cilat janë në vuajtje të dënimit ose janë të akuzuara shumica e femrave, janë vepra të llojeve të ndryshme. Duke filluar prej veprave penale të vrasjeve të rënda, veprave penale të vjedhjeve, pastaj trafikimi me qeniet njerëzorë, përdorimi i substancave narkotike dhe lloje të ndryshme të veprave.

-Krahasuar me vitet e mëhershme, është rritur apo zvogëluar numri i të dënuarve?

Heset Loku: Nëse e bëjmë një krahasim me vitet e mëhershme, tek femrat këtë vit kemi një rënie jashtëzakonisht të theksuar të femrave që janë në vuajtje dhe të femrave që kanë qenë të akuzuara, apo që janë në paraburgim. Tash e kemi këtë gjendje. 41 janë femra gjithsej. Ndërsa viteve të kaluara ka pasur raste kur kemi arritur deri në 70 femra të burgosura.

-Cilat janë kushtet që ofrohen në këtë qendër korrektuese, në pjesën e femrave?

Qendra korrektuese për të mitur dhe femra në Lipjan ofron mundësi të jashtëzakonshme të gjitha kategorive që ndodhen, në drejtim të risocializimit dhe edukimit të tyre. Çdo kategori që ndodhet brenda këtij institucioni e posedon një rutinë ditore. Që do të thotë se secili e di aktivitetin ditor, nga mëngjesi kur fillon zgjuarja në orën 07:00 e deri në 20:00 në mbrëmje. Secili e ka rutinën e përcaktuar. Për shkak të kategorive të ndryshme, edhe rutinat janë të ndryshme. Të miturit me kategoritë që i përmenda në fillim ka rutina të veçanta, por edhe femrat kanë rutina të veçanta. Kushtet që ne i ofrojmë, ato kanë një mundësi, e parë dhe shumë e rëndësishme për ta, është mundësia e punësimit. Pjesa dërrmuese e femrave të dënuara apo dikuns 90 për qind të tyre që kanë interesim me punu, janë të angazhuara në punë ditore brenda institucionit. Vendet e punës ku ato punojnë janë të ndryshme, varësisht prej hapësirave dhe mundësive që i kemi. Por, thash që kjo është shumë e rëndësishme që pjesa dërrmuese e tyre, 90 për qind punojnë dhe dita e tyre është jashtëzakonisht e përcaktuar me një orar ditor.

-Sa paguhen për punën?

Heset Loku: Pagesa është simbolike. Dmth 1 euro është dita e punës. Por shërbimi korrektues, Ministria e Drejtësisë po bëjnë përpjekje në këtë drejtim, që të ardhmen, ndoshta të afërt të ketë një rritje të pagës ditore tëtë burgosurave. Por më e rëndësishmja dhe mbi të gjitha, përveç pagesës është që ato punojnë. Ato e kalojnë ditën me punë, e aktivitete dhe nuk janë të mbyllura në dhomën e tyre.

Ju e përmendët që ka aktivitete të shumta këtu. Cili është interesimi i tyre për pjesëmarrje në ato aktivitete?

Heset Loku: Nëse flasim për kategoritë e ndryshme, tek femrat interesimi i tyre për aktivitete është jashtëzakonisht i madh. Por nuk mungon as interesimi i të miturve për këto aktivitete. Aktivitetet që u mundësohen femrave psh këtu, janë aktivitetet sportive. E kemi një sallë të jashtëzakonshme sportive, lojëra te basketbollit, volejbollit dhe aktivitete të tjera, por femrat më shumë janë më aktive në sportin e volejbollit. Aktivitete fizike të fitnesit që e kanë mundësinë edhe për të ushtruar fitnes. Pastaj aktivitete kulturore. Shpeshherë organizmojnë aktivitete kulturore me artistë të sestradës së Kosovës, që në mënyrë vullnetare gjejnë gatishmërinë dhe vijnë e japin koncerte apo performanca para këtyre kategorive. Dhe u jemi shumë mirënjohës ndaj atyre që gjejnë gatishmërinë. Këtë fundvit kemi pasur Vëllezërit Osmani që kanë performuar para këtyre kategorive dhe ka qenë një performim jashtëzakonisht i mirë. Brenda vitit, mund t’i kemi 5 apo 6 e ndoshta edhe më shumë raste. Ne i parashtrojmë kërkesat tek artistë të ndryshëm të estradës dhe shoqatave të ndryshme dhe varësisht ku gjejmë gatishmërinë në mënyrë vullnetare, pa kompenzim. Ata që gjejnë gatishmërinë, mund të vijnë dhe të japin koncerte. Femrat këtu kanë një mundësi të madhe të angazhimit në rrobaqepësi dhe floktari. Falë organizatës Karitas Kosova e cila ka dërguar trajnerë profesionalë në këtë qendër që kanë mbajtur trajnime profesionale me femrat e dënuara dhe pjesa dërrmuese e tyre janë certifikuar dhe kanë marrë certifikata për rrobaqepësi dhe floktari, sot janë të gatshme të punojnë në këtë punëtori. Dhe një pjesë e tyre janë shumë profesionale, shumë të angazhuara në këtë punëtori dhe janë të gatshme me qepë gjithçka. Certifikatat që i lëshon Ministria e Puës dhe Mirëqenies Sociale janë valide dhe mund të përdoren edhe pas lirimit. Vlen të përmendet se vetëm gjatë këtij viti ne kemi pasur nga drejtoria e Përgjithshme e burgjeve, kemi pasë material pune për këto punëtori dhe brenfa këtij viti kanë punuar diku 4 mijë e 300 copë të mbulesave të ndryshme për burgjet e Kosovës. Carcafë, jastekë, mbulesa tjera. Dhe kemi një bashkëpunim dhe jemi në fazën e finalizimit me projektin e binjakëzimit që për vitin e ardhshëm do tëna sigurojë një donacion jashtëzakonisht të mirë dhe shpresojmë që viti i ardhshëm të gjitha femrat që janë të interesuara të punojnë në rrobaqepësi, do të kenë punë për çdo ditë. Kemi pasur pastaj një rast që ambasada amerikane ka dhuruar disa pajisje për punë dore të femrave, të cilat i kanë punuar gjatë kohës së fundit dhe kemi pasur rastin që të hënën, t’ua dorëzojmë fëmijve të Sos Fshatit. Një mori të gjësendeve që kanë punuar femrat e burgosura për ata. Ka qenë një aktivitet jashtëzakonisht që e kanë bërë me shumë vullnet, të gjitha femrat që janë aty të angazhuara. Po pastaj thash në floktari, në furrë janë të angazhuara një numër i madh i femrave, edhe në kuzhinë.

-Cila është cilësia e ushqimit, pasi shpeshherë ka pasur ankesa nga të burgosurat se u servohet ushqim i njëjtë, jo shumë i shëndetshëm… Çfarë menye praktikohet?

Heset Loku: Qendra Korrektuese në Lipjan është ndër institucionet e cila për nga cilësia e ushqimit është më e vlerësuara dhe nuk kemi asnjë aneksë të vetme gjatë vitit, po flas tash për vitin 2018, nuk kemi asnjë ankesë të vetme të cilësisë së ushqimit. Ushqimi është me meny javore dhe çdo javë ndërrohet ushqimi. Dmth menyja ditore brena një jave dhe jemi shumë të kujdesshëm që çdo ushqim të përmbajëkaloritë e nevojshme sipas parametrave të përcaktuar, edhe për të mitur edhe për femra. Bukën e gatuajnë vetëdhe është një bukë jashtëzakonisht e cilësore që kolegët e mi na kanë edhe kurreshtjen. Përgatitjen e gjellrave e bëjnë në bashkëpunim me punëtorët profesionalë për arsye se përgjegjësitë që ekzistojnë aty nuk mund t’u lihet krejt në duart e tyre por aty janë kontribuesdhënës dhe thashë që ato femra që janë të angazhuara psh në furrë, ato e kanë orarin ditor kur zgjohen sipas orarit të punës, kur duhet të shkojnë ta përgatisin bukën. Ato që janë të angazhuara në kuzhinë, gjithashtu. Ato që janë në rrobaqepësi edhe në floktari. Por në floktari më shumë bëjnë punë për koleget njëra-tjetrën.

-Po kujdesi shëndetësor? A ka staf të mjaftueshëm dhe a trajtohen të gjitha të bugosurat njëjtë?

Heset Loku: Qendra korrektuese në Lipjan posedon një staf të kompletuar mund të them shëndetësor. Kemi mjekun e praktikës së përgjithshme qëështë i rregullt për çdo ditë. Nga hëna deri të premten, me orar të rregullt prej orës 8 deri në orën 16:00. Po ashtu kemi stomatologun, është i rregullt. Pastaj kemi mjekët që janë në thirrje. Kemi gjinekologun kohë pas kohe që vjen. Kemi psikiatrin me thirrje. Që dmth sipas rasteve që kemi nevojë për kategori të ndryshme. I rekonadohen psikiatrit dhe ai është i obliguar t’u përgjigjet kërkesave të tyre. Kemi psikologun me orar të rregullt. Dmth stafi mjekësor është jashtëzakonisht i kompletuar dhe u ofron mundësi. Të gjitha kategoritëqë ndodhen në institucion, që kanë nevojë për trajtim shëndetësor, e kanë mundësinë e trajtimit primar shëndetësor. Brenda në institucion, kurse sa i përket rutinës sekondar dhe terciar, ata dërgohen sipas rekomandimit në QKUK. Por mund të shfrytëzojnë edhe të drejtën e trajtimit shëndetësor edhe në ordinance private. Por kuptohet, nëse i referohen ordinancave private, ose mjekëve familjarë, atëherë shpenzimet duhet të t’i heqë personi i caktuar.

-Sa jeni të hapur ju si drejtori për kërkesat apo edhe ankesat e tyre?

Heset Loku: Më shumë ka kërkesa brenda vitit, sesa ankesa. Dhe çdo kërkesë e tyre është e adresuar. Është mënyra e organizimit se si sillen deri tek drejtori. Nëse një e burgosur ose i mitur ka ndonjë kërkesë, ai ka stafin qëështë drejtpërsëdrejti me të. Ia prezanton kërkesën atij, dhe ai është i obliguar të sjellë kërkesën deri tek niveli më i lartë, deri te drejtori. Pork a edhe raste kur kërkesat shëyrtohen aty për aty dhe zgjidhet problem. Në rast se është ndonjë kërkesë që nuk mund të zgjidhet nga stafi drejtpërdrejt, kërkesa përcillet deri tek drejtori dhe sigurisht merr përgjigje Brenda afatit të caktuar. E njëjta procedurë shkon edhe me ankesat. Dhe sa i përket ankesave, përveç asaj që mund t’i referjnë edhe tek stafi, por nëse ka hezitim se stafi mund të jetë shumë jotransparent në këtë drejtim, çdo objekt i banimit e ka kutinë e ankesave, që çdo I burgosur mund ta fusë një kërkesë ose një ankesë anonime për ndonjë parregullësi dhe ne e kemi personin e caktuar i cili është i obliguar çdo dy ditë me i hapë ato kuti të ankesave dhe me pa çka ndodh me të. Nëse ndodh diçka, ai është i obliguar me i sjellë nëdrejtori për me i shqyrtu. Por nëse dikush është i pakënaqur me shqyrtimin e ankesës nga ana e drejtorit, e ka mundësinë që t’i drejtohet edhe drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve. Dmth jemi mjaft yë hapur ndaj ankesave dhe kërkesave të tyre.

-Po stafi i Qendrës Korrektuese çfarë sjellje ka ndaj të burgosurave. A ka raste kur ushtrohet dhunë ndaj tyre?

Heset Loku: Nuk ka asnjë rast. Me përgjegjësi e them, asnjë rast të ushtrimit të dhunës ndaj kategorive të ndryshme të të burgosurve. Një ndër qëllimet primare tonat është trajtimi human i gjitha kategorive. Por ka momente që ne mund të mos pajtohemi, edhe ata mund të mospajtohen me neve. Porn ë kuptimin e keqtrajtimit dhe në kuptimin e dhunës, nuk vjen në shprehje në asnjë moment.

-A ka pasur ndonjë rast që do ta evidentonit, kur brenda ka pasur ndonjë mospajtim mes të burgosurave, që mund të ketë eskaluar?

Heset Loku: Raste përleshjeve apo të dhunës fizike mes të burgosurve dhe stafit nuk ka ndodhur. Ndërmjet të të burgosurve, tek të miturit ka raste që ka ndodhur. Jo shumë të shpeshta, por mund të jenë raste që të evidentuara, ndërsa tek femrat janë shumë më të rralla. Nuk mund të themi që asnjë nuk ndodh. Por janë raste shumë të rralla. Kryesisht kanë raporte të mira. Ne mundohemi edhe me bë sistemimin e tyre, dmth sipas kategorive. Ata që kanë sjellje më më mira, janë më të avacuar, ata që kanë sjellje jo më të mira ose janë në fazën fillestare ta adaptimit, ata janë në ambiente tjera dhe i kanë benificionet dhe privilegjet varësisht prej këtyre kategorive. Vlen të theksohet se ata që janë me sjellje të mira, ata që kanë kryer ditën e dënimit, ata që nuk kanë vepra tjera penale për të cilat mund të jenë të akuzuara, kanë mundësine shfrytëzimit të vikendit apo shkuarjes në shtëpi brenda vitit. Shtatë ditë brenda vitit. Janë pushime të rregullta. Edhe shtatë ditë tjera janë pushimë të jashtëzakonshme, në rastet si ndonjë sëmundje të anëtarve të familjes, apo rast të tillë. Dhe tani me ndryshimet e Ligjit që ende nuk është në fuqi, aty do të ketë një rritje që të kenë mundësi 14 ditë të jenë jashtë burgut. Brenda vitit. Ndërsa tek të miturit është një benificion jashtëzkonisht i madh. Të miturit brenda vitit që i plotësojnë kushtet që i përmenda më herët, mund të jenë deri në 30 ditë jashtë institucionit. Dhe kjo ndikon mjaft pozitivisht. Dhe tek të miturit është një risi e mirë që në hyrjen në fuqi të Kodit të Drejtësisë për të mitur, që parashihet të hyjë në fuqi diku kah muaji maj, ata e kanë këtë mundësi të shfytëzojnë1/3 e dënimit. Pasi ta kryejnë 1/3 e dënimit, dhe i plotësojnë kriteret tjera, sjelljet e mira, respektimi i rutinës, respektimi i gjitha aktiviteteve në këtë institucion , kanë mundësinë që me 1/3 të fillojnë me shfrytëzimin e benefiteve.

-Çfarë sigurie ka ky burg? A ndodh që të burgosuratë të tentojnë të ikin prej grilave?

Heset Loku: Tek femrat nuk kemi pasur asnjë rast të tentimit. Asnjëherë. Unë po flas për periudhën që jam menagjer i këtij institucioni tani gati 7 vjet. Tek femrat nuk ka pasur asnjë rast tentimi të largimit apo diçka tjetër, ndërsa tek të miturit, po. Tek të miturit ka pasur në rastet e largimit, por edhe të tentimit, pork a pasur edhe raste të largimit. Për arsye se ata janë edhe në moshën e adoleshencës dhe janë më të shkathët për me i shfryëzu ato mundësi.

-Çfarë orari të vizitave kanë me të afërmit tjerë?

Heset Loku: Vizitat janë javore. Çdo i burgosur ka të drejtë një vizitë javore dy orëshe Brenda ditës. Por nuk janë vetëm këto. Ka edhe vizita të jashtëzakonshme për raste të caktuara, dmth përveç këti orari qëështë një herëbrenda javës. Në raste të caktuara, dmth edhe ata që janë me sjellje, që nuk kanë më asnjë shkelje, psh discilinore, ata mund të shfrytëzojnë edhe vizita ekstra. Si zakonisht vizitat ekstra aporovohen në rastet kur kanë lëvizje të anëtarëve të familjes, ose vijnë nga bota e jashtme, apo arsye të ndryshme. Kryesorja kanë edhe vizita ekstra. Ështësalla e vizitës dhe aty e kemi jashtëzakonisht mirë.

-A keni gra me fëmijë të vegjël, që ndoshta këtu janë bërë nëna?

Heset Loku: Për momenti nuk kemi asnjë femër që është me fëmijë, por kemi pasur raste edhe gjatë këtij viti. Ata kanë një ambient të veçantë, e kanë objektin e veçantë. Ne e quajmë shtëpia e nënave. Janëdy dhoma të adaptuara atje dhe me kushte optimale për rritjen e fëmijës. Me lodra, me ambient të pastër, me të gjith që duhet t’i ketë një fëmijë. Edhe është e ndarë prej të burgosurave të tjera. Nuk ka aty kategori të tjera. E vetmja është ajo. Dhe nënat me fëmijë mund ta mbajnë fëmijën në këtë institucion deri në moshën 18 muajsh. Nëse a rrin moshën 18 muajsh, atëherë obligohet që të ndahet nga fëmija dhe ai i dorëzohet familjes, qendrave sociale, apo dikujt organeve të kujdestarisë.

Të burgosurave a ju lejohen telefonat brenda?

Heset Loku: Nuk ju lejohen në kuptimin fizik me pasë telefon personal, por kanë të drejtën e telefonatave. I kanë sipas rutinës ditore. Dy herë Brenda javës i kanë telefonatat e rregullta. Një telefonatë, kohëzgjatja është 5 minuta. Pork a raste kur jemi shumë tolerantë në këtë drejtim. Edhe jashtë minutazhës, edhe ashtë ditëve të rregullta të orarit. Nuk ka ndonjë përkufizim strikt.

-A ka privilegje tek të burgosurat?

Heset Loku: Privilegjet janë në kuadër të presdispozitave ligjore. Unë me përgjegjësi them që nuk ka privilegje. Jo pse ndoshta unë shumë po bëhem modest, por nëse bëhen lëshime të tilla, në çdo institucion, s’po flas tash veç në qendrën korrektuese në Lipjan. Por nëse bëhen privilegje të tilla, vështirëështë me e menagju atë institucion. Për arsye se ata njerëz që e shikojnë njëri tjetrin se çka po shfrytëzon ose çka po bën. Nuk ka ndonjë benificion pa arsye, që nuk i ka përmbushur kriteret. Elemendt kryesor për me e mbajtë qetësinë dhe rendin është me pasë trajim normal, të gjithë.

Cfarë organizimi bëhet brenda burgut për festimin e Vitit të Ri?

Sa i përket organizimit për festa, në kuadër të Shërbimit Korrektues të Qendrës në Lipjan ne nuk bëjmë si drejtori ndonjë organizim të veçantë. Por u lejojmë të gjitha kategorive që gjenden këtu, që ata të merren me organizimin vetanak. Do të thotë se ata kanë mundësi që përmes kantinës të furnizohen me me gjëra të ndryshme ushqimore që i lejon rregullorja mbi rendin shtëpiak. Bëjmë mënyrën e grumbullimit të tyre, në një ambient të përshtashëm ku mund të zhvillojmë aktivitete për natën e Vitit të Ri. Zakonisht femrat ndahen nëdy grupe. Për arsye se i kanë sallat e rekreacionit. Por edhe të miturit në pavijonet e tyre i kanë sallat e rekreacionit ku mblidhen në grupe edhe festojnë. Aktivitet që ne lejojme është që ata mund te qëndrojnë pranë aparatave televizive deri në orët e hershme të mëngjesit. D.m.th nuk ka ndonjë kufizim për atë natë edhe mënyra e organizimit e bëjnë mënyrën e vetë qysh ata organizohen. Nuk kanë kurrfarë pengese. Mund të rrijnë deri në mëngjes. Kështu që ditën e nesërme nuk kanë ndonjë angazhim. Ushqimet zakonisht për gjitha festat janë pak më ndryshe. Më të veçanta. Kanë një meny më të pasur, edhe me ëmbëlsira, edhe me gjëra të tjera ushqimore. Edhe për festat e tjera. Por për Vitin e Ri, veçanërisht diçka më tepër. Sipas Ligjit te Ekzekutivit mbi sanksionet Penale ndalohet sjellja e ushqimit nga familjarë dhe ajo vlen edhe për festa./Periskopi/

Shpërndaje në: