“Ta paska dhënë lejen Dejona”, deputetët e ngacmojnë Konjufcën për kthimin në Kuvend, ky ishte reagimi i tij

“Ta paska dhënë lejen Dejona”, deputetët e ngacmojnë Konjufcën për kthimin në Kuvend, ky ishte reagimi i tij

Kryeparlamentari Glauk Konjufca u kthye në sallën e Kuvendit të Kosovës pas mungesës në tri seancat e fundit të jashtëzakonshme, të thirrura nga opozita.

Ndërsa ministrat dhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje po vazhdojnë t’i bojkotojnë këto seanca, Glauk Konjufca sot nuk e ndoqi shembullin e të tijve.

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, e ngacmoi posa e mori fjalën në seancën e jashtëzakonshme, ku po diskutohet për menaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës. I tha se ka marrë leje nga koordinatorja e komiteteve në LVV, Dejona Mihali për t’u kthyer në udhëheqjen e seancave.

“Faleminderit i nderuar kryetar i Kuvendit. Po më vjen mirë që ke ardhë dhe ta paska dhënë lejen Dejona që të vish këtu në sencë”, tha ajo.

Konjufca regoi menjëherë: “S’po më njihshe bash mirë, po nejse vazhdo”.

Deputeti i radhës që u paraqit në foltore, Hajdar Beqa i PDK-së, e nisi fjalën duke e përmendur gjithashtu kthimin e kryeparlamentarit në sallën e seancave.

“Sot paska ardhë kryetari, e përgëzoj. Deputetja paraprake e pyeti a e ke pyet Dejonën. Ky tha nuk po më njihshe mirë. E unë po të pyeti, kryetar, a ke ardhë me leje a pa leje? Dhe ishalla nuk ke najfarë ndëshkimi për këtë veprim. Megjithatë, të përgëzoj”, tha Beqa.

“Ruaju Hajdar se edhe ty të shkarkon Dejona” – ndërhyri Konjufca.

Shpërndaje në: