Szunyog: Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, në fund të mandatit të tij ka vizituar veriun e vendit.
Atje është takuar me përfaqësues të partive politike dhe shoqërisë civile dhe tha se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në dialog.
“Sapo përfundova vizitën time të fundit në veri të Kosovës, ku pata rastin të bisedoj me përfaqësues të partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile. Duke i falënderuar për bashkëpunimin, shpreha nevojën që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog”, ka shkruar ai në platformën X.
Just concluded my last visit to the north of #Kosovo where I had the chance to talk to representatives of political parties and civil society organizations. Thanking them for their cooperation, I expressed the need for Kosovo and Serbia to genuinely engage in the Dialogue. pic.twitter.com/ym4L8zuW2K
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) July 16, 2024