Szunyog: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës nuk varet nga BE-ja, por nga shtetet anëtarë të KiE-së

Szunyog: Çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës nuk varet nga BE-ja, por nga shtetet anëtarë të KiE-së

Ambasadori i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog, ka deklaruar se çështja e anëtarësimit në Këshillin e Evropës nuk varet nga Bashkimi Evropian, por nga shtetet anëtarë të KiE-së, të cilat sipas tij, vendosin kushtet që Kosova të bëhet anëtare.

Këto komente ai i bëri gjatë një vizite sot në Suharekë.

Szunyog nuk ka dashur të komentojë nëse asociacioni është kusht për hyrjen e Kosovës në organizatën evropiane.

“Nuk mund të flas për çështjen e Këshillit të Evropës. BE nuk është anëtare e saj. Varet nga shtetet anëtare, të cilat duhet të vendosin çfarë kushtesh të vendosin që të bëhet anëtare”.

Mos përfshirja e Kosovës në agjendën e KiE vjen pas letrës së tre liderëve evropianë dërguar kryeministrit Albin Kurti përmes së cilës kërkohet asociacioni si kusht për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.

Kancelari gjerman Olaf Scholz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe presidenti francez Emmanuel Macron thanë në letër se “ekziston një rrezik real që pa progres vendimtar të asociacionit, aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk do të merr mbështetjen e mjaftueshme nga shtetet anëtare”.

Shpërndaje në: