Szczesny: Na pëlqeu të mbroheshim ndaj Chelsea

Szczesny: Na pëlqeu të mbroheshim ndaj Chelsea

Portieri i Juventus ka dhënë disa komente për paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren ndaj Chelsea.

Juventus, ndonëse në një formë jo të mirë, arriti që minimalisht të fitonte në përballjen me Chelsea.

Në këtë ndeshje, italianët kaluan në epërsi dhe pas golit luajtën një lojë tejet defensive. Por, kjo sipas Wojciech Szczesny ishte për t’u shijuar.

“Ne vuajtëm në start, por nuk lejuam Chelsean të krijonte mundësi shënime, përkundër faktit se ata janë një nga skuadrat më të mira në Evropë”, ka thënë Szczesny, transmeton Periskopi.

“Kjo ishte fitore e marrë me shpirt, me karakter. Ne vërtetë shijuam të mbroheshim, të tërhiqeshim prapa, të lejonim Chelsean të mbante topin, por gjithmonë duke kontrolluar situatën”, shtoi polaku.

Juventus tani numëron dy fitore në Champions League dhe shkon në krye të grupit. /Periskopi/

Shpërndaje në: