Syzat e mençura eSight 3, shpresë për të verbrit
Endrju Eri ishte prekur nga një sëmundje e rendë e syve Stargardt, për shkak të të cilave pothuajse nuk kishte parë për njëzet vjet.
Gjendja e tij ishte vlerësuar si “verbëri legale”, pasi që ai sheh, por ka shikimin tepër të mjegulluar, për shkak të të cilit nuk mund t’i vërejë detajet.
Syzat e mençura “eSight 3” i ofruan shpresën e re.
Ato përmes ndihmës së kamerës dhe sensorit i tregojnë Endrju para syve atë që ndodh para tij. Kur i kishte provuar për herë të parë, kishte qarë nga gëzimi, transmeton KosovaPress.
Sidomos ishte prekur se përfundimisht mund të shihte bashkëshorten dhe nisi të njihej me shumë gjëra të ima, të cilat nuk i kishte parë për shkak të shikimit të dobët.
Çifti vendosi të martohej serish, por kësaj radhe duke iu falënderuar syzave të mençura Endrju mundi të shohë, dhe të ndajë kënaqësinë dhe gëzimin me njerëzit e dashur.