Syri i boksierit mbeti me pasoja të rënda, pas meçit të tmerrshëm në ring

Syri i boksierit mbeti me pasoja të rënda, pas meçit të tmerrshëm në ring

Në sportet e tilla luftarake, nuk është befasi të dëgjojmë nga koha në kohë për ca lëndime të rëndë që mund të ndodhin mes luftëtarëve.

Në botën e boksit profesionist, dëmtimi më i tmerrshëm është ndonjë çarje në kokë. Ka shumë raste që ka ndodhur një gjë e tillë në prani të mijërave klientëve që paguan për biletë, të cilët shikojnë ato pamje të shokuar, transmeton Periskopi.

Gjatë rimeçit mes Mauricio Lars dhe Josh Warringtonit, i cili zyri vend mbrëmë (e shtunë), të gjithë po prisnin një betejë të madhe deri në rundet e fundit.

Mirëpo, meçi u ndal në rundin e dytë për shkak se Lara pësoi një lëndim tmerrues në sy, që nënkuptoi se ai nuk mundi të vazhdojë tutje.

Plaga fillimisht u hap kur Warrington goditi Laran me një ‘uppercut’ dhe iu afrua, që rezultoi me një përplasje kokash.

Shikoni më poshtë.

Plaga ishte aq e rëndë, saqë gjyqtari u desh ta ndalte meçin. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: