Synimet e pushtetit për shkarkimin e Ahmetxhekajt nga pozita e Drejtorit të RTK’së, reagon AGK

Synimet e pushtetit për shkarkimin e Ahmetxhekajt nga pozita e Drejtorit të RTK’së, reagon AGK

Pas letrave të dërguara në adresë të kryetarit të Bordit të RTK-së nga disa organizata ndërkombëtare të gazetarëve dhe të atyre për lirinë e shtypit dhe medias, ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës duke i dhënë përkrahje shqetësimeve të ngritura rreth përpjekjes përshkarkimin e Drejrtorit të RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj dhe zvëndësimit të tij me një njeri të afërt të pushtetit.

“AGK-ja, i bashkohet shqetësimit të organizatave evropiane dhe ndërkombëtare të lirisë së medias, pjesë e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës, rreth përpjekjeve për ndërhyrje politike në shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Transmetuesit Publik, RTK.”, thuhet në reagim të AGK-së.

Shpërndaje në: