Sylvinho për ndeshjen ndaj Anglisë: Do ta bëjmë më të mirën

Sylvinho për ndeshjen ndaj Anglisë: Do ta bëjmë më të mirën

Kombëtarja e Shqipërisë ka udhëtuar për në Londër ku nesër në “Wembley” do të përballet me Anglinë për kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho në një intervistë me Arlind Sadikun, drejtorin e futbollit në platformën më të madhe shqiptare, Artmotion, tha se grupi është i vështirë, por në të njëjtën kohë është këndshëm të luash ndaj Anglisë në një nga stadiumet më të mëdha në botë, transmeton Periskopi.

“Sigurisht që është e vështirë, grupi është i vështirë por në të njëjtën kohë është këndshëm të luash ndaj Anglisë në një nga stadiumet më të mëdha në botë, në Wembley”.

“Është një kompeticion i ndryshëm, janë kundërshtarë të ndryshëm, janë kundërshtarë të ndryshëm, ndërkohë kemi sjellur lojtarë të rinj. Shpresojmë të kemi rezultate të mira, duke filluar që nga nesër”, tha Sylvinho, njofton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se Anglia është një nga kombëtarja më e fortë në botë dhe me një trajner të ri, por tha se Shqipëria do të mundohet ta bëjë më të mirën e saj.

Shpërndaje në: