Sylvinho flet para sfidës dhe mungesave në mbrojtje

Shqipëria do të përballet nesër me Anglinë në “Wembley”, me fillim nga ora 20:45.
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ka folur sot konferencë për media, ku ka treguar rreth gjendjes aktuale të lojtarëve të tij, transmeton Periskopi.
Dueli në Londër do të nisë fushatën e kualifikueseve të Botërorit për të dyja skuadrat. Në këtë ndeshje, kuqezinjtë shkojnë për të thyer tabu pasi numërojnë vetëm humbje përballë “Tre Luanëve”.
Që në fillim ky grumbullim ka nisur me probleme në mbrojtje. Sa të vështirë e bën, duke ditur që përballemi me një nga ekipet me sulmin më të mirë në Europë?
Kemi pasur disa probleme me Ismajlin dhe Kumbullën gjatë javës. Pasditen e sotme do të kemi stërvitjen e fundit që do të vlerësojmë lojtarët. Kemi edhe opsione të tjera si Ajeti dhe Mihaj dhe do marrim një vendim.
Koha e përgatitjes e vogël, a mjafton për të përballuar Anglinë?
Do të jetë e vështirë, por dhe e këndshme. E vërtetë që nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur. E kemi diskutuar dhe mes trajnerësh në FIFA, sa e vështirë është. Mos harrojmë që kemi ndeshje dhe ndaj Andorrës. Do jetë e vështirë sepse nuk ka mjaftueshëm kohë. Kemi përdorur video, diskutime me lojtarët, ato vijnë të lodhur duke qenë se kanë sezone të gjata. Nesër do vendosim për titullarët.
Tuhel e njihni, sa ndryshon tani si përballje me kombëtaret?
Futbolli i pabesueshëm. Mund të ndodhë çdo gjë. Kemi studiuar Tuchel dhe futbollin anglez. E dimë si luan. Janë 90 minuta të gjata, për t’u shijuar dhe për të marrë përgjegjësi. Jemi të përqëndruar dhe të përgatitur.
Do të ndryshoni diçka nga skema?
Tuchel i mirë, i ri dhe fitues me shumë energji. Nuk ka rëndësi si do luajmë. Ata janë ekip i fortë, me shumë cilësi fizike dhe teknike. Luajnë mirë 1 kundër 1. Do tentojmë për diçka të veçantë. Kemi punuar në aspektin difensiv dhe ofensiv. Ndeshja e parë është sfiduese dhe e vështirë.
Kam luajtur në Angli. Zabaleta në vitet e fundit. E kuptojmë ritmin e lartë që ka kampionati. E vështirë, luhet në nivele shumë të larta. Ekipi kombëtar ka ekip me shumë cilësi, duhet të tentojmë të punojmë me sulmin tonë. Duhet të krijosh një strategji me Anglinë sepse ritmi i ndryshëm. Kemi komunikuar me lojtarët, kemi përdorur video dhe jemi përgatitur për 90 minutat nesër.
Është lojtar i mirë, mendoj me të ardhme. Kënaqësi kur shikon lojtarë të rinj që luajnë. Dua të uroj Artetën, e shijoj futbollin që ato bëjnë.
A do të jetë Silvinjo si Kristofor Kolombi dhe të zbulojë Amerikën?
Mendoj se nuk ka më kohë për konferencën(qesh). Duhet të punojmë shumë. Ka vetëm një rrugë, duhet të luftojmë për çdo pikë. Kemi lojtarë të mirë. Të luftojmë që të ecim përpara.
Ka histori të shumta për agonitë e tifozëve anglezë, që presin ekipin e tyre të fitojë diçka. Çfarë mendoni se i mungon Anglisë?
E respektoj ekipin anglez, më kujtohet në vitin 2000/01 një ndeshje mes Brazilit dhe Anglisë, atmosferë fantastike. I ka munguar performancë e mirë në finale, por kemi para performanca të mira në Europian dhe Botëror. Futbolli është i tillë. Keni lojtarë shumë të mirë dhe perspektivë për të fituar.