Sylvinho: Broja ka një shqetësim, nuk është i gatshëm për nesër

Sylvinho: Broja ka një shqetësim, nuk është i gatshëm për nesër

Trajneri i Shqipërisë, Sylvinho është duke mbajtur konferencë për media, para ndeshjes me Republikën Çeke.

Trajneri brazilian dha një lajm të keq, pasi që njoftoi se Armando Broja nuk do të jetë i gatshëm për nesër

“Ai ka stërvitur shumë pak. Pas konsultave me mjekët e kombëtares dhe komunikimin edhe me stafin mjekësor të Chelseat është bërë e ditur që ka një shqetësim. Broja nuk mund të jetë i gatshëm nesër”, tha ai.

Ndeshja Shqipëri-Çeki zhvillohet nesër nga ora 20:45 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë dhe i përket kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Shpërndaje në: