Syla: Ushtarët kanë paga të mira, paga të majme
Zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, ka thënë se “ushqimi është në rregull” dhe “cilësor”, ndërsa akuzoi mediat dhe opozitën se po “zmadhojnë këtë punë”.
“Për momentin ushtarët janë duke u ushqyer, ushqimi është në rregull, cilësor, ka mjaftë por që mediat dhe opozita po e bëjnë të madhe këtë punë. Është kohë fushate dhe nuk është mirë të luhet…”, tha ai në Tëvë 1.
Ndërsa po fliste për kushtet e ushtarëve të FSK-së, Syla e quajti “të majme” pagën e ushtarëve duke thënë se atyre nuk iu mungon asgjë.
“Ushtarët tanë paguhen. Kanë pagë të mirë, të majme. Kanë ushqim, kanë transport. Të gjitha i kanë.” – tha ai.