Syla tregon pse Kusari-Lila u ngrit në listë të VV-së: Biseda me Radoiçiqin, ajo ka çka thotë për Kurtin
Analisti Valon Syla ka komentuar listën e kandidatëve të VV-së për deputetë.
Ai ka bërë me dije se ngritja e Mimoza Kusari-Lilës në listë tregon diçka.
Në profilin e tij në “Facebook”, Syla ka shkruar se deputetja e VV-së ka çka thotë për kryeministrin Kurti.
“Albin Kurti gjithmonë e djeg të dytin për me shpëtu prapanicën e vet politike. Një herë ishte Dardan Molliqaj, pastaj Haki Abazi dhe mbrëmë me lista u pa se ishte Besnik Bislimi… por këtë se bëri me Mimoza Kusarin sepse ajo ka çka thotë për Kurtin sepse kurrë skishte guxu me fol me Radoicicin pa lejen e Albinit dhe aty e mban peng dhe gjallë një pjesë të jetës së vet politike. Por, për shumë kë pavarësisht kësaj, ajo është e vdekur politikisht”, ka shkruar Syla.