Syla: Pse s’po jep askush përgjëgjësi për dështimin e Kosovës në Euro2020

Syla: Pse s’po jep askush përgjëgjësi për dështimin e Kosovës në Euro2020

Gazetari dhe analisti Valon Syla ka reaguar me një status kundër Federatës së Futbollit të Kosovës pasi, sipas tij, nuk është dhënë përgjegjësi për moskualifikimin e Kosovës në Euro 2020, shkruan Periskopi.

Syla përmes një postimi në Facebook, ka shprehur revoltën e tij ndaj FFK’së, i cili ka pyetur së përse Kosova nuk është në Euro2020.

Gjithashtu Syla ka theksuar faktin se përkundër dështimit të Kosovës nuk ka dhënë askush përgjegjësi, ndërsa vazhdohet me trajnerin e njëjtë sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

“Tani derisa po luhet ndeshja Austri-Maqedoni e Veriut, pytja më normale do të duhej të ishte;
Pse Kosova nuk është në Euro 2020? A do të duhej ndokush të kërkonte llogari apo të jepte përgjegjësi?
Pse po vazhdohet me udhëhqjen dhe me trajnerin e njëjtë, sikur nuk ka ndodhur asgjë?”, ka pyetur Syla.

Tutje Syla ka thënë se sekretari i FFK’së është duke u kërcënuar nga kryetari i FFK’së, Agim Ademi, dhe mund të shkarkohet ditëve në vijim.

Postimi i plotë:

Tani derisa po luhet ndeshja Austri-Maqedoni e Veriut, pytja më normale do të duhej të ishte;
Pse Kosova nuk është në Euro 2020?
A do të duhej ndokush të kërkonte llogari apo të jepte përgjegjësi?
Pse po vazhdohet me udhëhqjen dhe me trajnerin e njëjtë, sikur nuk ka ndodhur asgjë?
Rast historik i humbur për Kosovën.
Çka po ndodh në FFK. Shumica e gazetarëve që ishin në Turqi me pa lojët e Kosovës e dinë qe Agim Ademi dhe Eroll Salihut kanë pas serisht konflik mes vete dhe se Agimi po e kërcnon Eroll Salihun me shkarkim. I cili pritet të ndodhë javëve në vijim.
Përsëri shumica po heshtin përvec dy a tri mediave. Por qe, budallaku dhe poshtërsia jonë, tash e kqyrim Maqedoninë tu lujtë në televizor. Për këtë i kemi punët llugë. Se jemi edhe të ligë.
Kqyrne tash euro 2020 prej TV’së.

Shpërndaje në: