Syla: Personi që dyshohet se theri vëllain për vdekje po trajtohet në Emergjencë

Syla: Personi që dyshohet se theri vëllain për vdekje po trajtohet në Emergjencë

Një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin sonte, një person dyshohet se u ther për vdekje me thikë nga vëllai i tij. 

Rasti ndodhi para rreth një ore dhe vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor i Emergjencës.

Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin, i cili doli të jetë vëllai i viktimës.

Personi që theri vëllanë në Prishtinë, është duke u trajtuar në QKUK.

Në lidhje me këtë ngjarje ka dhënë detaje Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ku njoftoi se gjendja e tij aktualisht është stabile.

“Një i lënduar me armë të ftohtë është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente, për momentin janë duke iu kryer ekzaminimet e duhura. Gjendja është stabile”, është shprehur ai.

Shpërndaje në: