Syla për Vjosa Osmanin: Kjo nuk ka marrë pozitë kundër Albinit, kjo është e përzant prej tij- i humbi krejt
Valon Syla, gazetar, ka komentuar fjalimin e presidentes Vjosa Osmani në Kuvendin e Kosovës, ku doli në kundërshtim me politikat e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
Syla tha në “Pressing” se Osmani është e vetmuar politikisht, duke shtuar se iu deshën katër vjet për ta përmendur UÇK-në në fjalim.
“Sot Vjosa Osmani është e vetmuar. Katër vjet iu nevojiten me pas UÇK-në në fjalim, katër vjet me dalë iu deshtën me dalë me një qëndrim të përbashkët me presidentin e Shqipërisë. A katër vjet po të vika t’i harmonizojmë Kosova e Shqipëri qëndrimet në politikën e jashtme, aq rëndë qenka ajo punë a?”.
Tutje Syla, ka thënë se Osmani i ka “tradhtar” të gjithë partnerët e saj politikë.
“Vjosa Osmani e ka pranu secilin partner deri në fund prej Fatmir Sejdiut e deri te Albin Kurti”, ka thënë ai.
“Kjo nuk ka marrë pozitë kundër Albinit, kjo është e përzant prej tij – I humbi krejt” shtoi ai.