Syla për Qeverinë: I urreni uniformat e Kosovës njësoj sikur i keni urrejtë ato të UÇK-së
Gazmend Syla i OVL-UÇK në Pejë ka kritikuar Xhelal Sveclën.
Ai në Facebook ka thënë se policia që nga sulmi në kanalin e Ibër Lepencit, pot ë njëjtit polic janë në detyrë, pa u zëvendësuar.
Syla tutje tha Qeveria aktuale i urren uniformat e Kosovës, njëjtë sikurse ato të UÇK-së.
Postimi i plotë:
Reaguesit e parë, policia, që nga nata kur ndodhi sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit, vazhdojnë të jenë të njëjtit pa asnjë ndërrim/zëvendësim. Njëherë i dërgon vonë, pasi ndodhi sulmi ku nuk kishte asnjë mbikqyrje mbi këtë pikë kyçe, tash i mbanë të njëjtit me pauza 4/5 orëshe duke shkelur çdo parametër.
More as erë nga siguria e organizimi rreth saj nuk keni, apo jeni duke e bë me qëllim me e i diskreditu policinë ashtu sikurse i keni dhunu e sulmu në çdo protestë.
Veshni çizmet tash, shkoni prapë, shihni në çfarë gjendje është policia sot pas 4 ditësh.
Ju i urreni uniformat e Kosovës njësoj sikur i keni urrejtë ato të UÇK-së.
(Në foto: Sveçla kur sulmonte këtë polici me gurë!)