Syla për Kurtin: Rrenc, 500 mijë vota nuk i gjen në popullin tonë

Syla për Kurtin: Rrenc, 500 mijë vota nuk i gjen në popullin tonë

Gazmend Syla nga OVL-UÇK në Pejë ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk do të mundet të i gjejë 500 mijë vota.

Ai e quajti rrenc, pasi sic thotë ai asnjë premtim nuk e ka përmbushur.

“Kurti po i kërkon 500K vota!

Një numër goxha ambicioz për të zgjeruar rrjetin e të mashtruarve me premtime për 260 çerdhe që nuk u ndërtuan, 4,000 banesa për çiftet e reja që nuk u nisën dhe 250 euro pagë që nuk iu dhanë nënave të papuna.

Rrenc, 500K të mashtruar nuk i gjen në popullin tonë”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në: