Syla, OVL UÇK: Kurti nuk e shkarkon Mimoza Kusarin se e ka argat të vetin, i duhet për komunikim me Milan Radojiçiqin
Kryetari i OVL-UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla ka kritikuar kryeministrin e vendit Albin Kurtin pasi ky i fundit edhe pas publikimit të audio-incizimit të Mimoza Kusari-Lilës me kryekriminerlin Millan Radojçiq nuk ka marr ndonjë vendim për shefen e grupit parlamentar të VV-së, shkruan Periskopi.
Gjatë intervistes në Periskopi, Syla thotë se shkarkimi i Kusari-Lilës nuk do të ndodh, pasi sipas tij Kurti e ka “argatin më të mirë”.
“Sa herë që ka thënë Kurti diçka gjithë e kundërta ka dalë. S’ka lider që i ka ndërru qëndrmet më shumë se zotëri Kurti prej që ka ardhur në pushtet-bashkimi kombëtarë, flamuri e gjitha këto. Asgjë nuk bëhet pa koordinim brenda Vetëvendosjes. Ato që ka thënë Mimoza Kusari, ato që i kanë bë këta nuk ka shanca me shku pa dijenin e zotëri Kurtit dhe asaj Dejones që e ka afër vetës. Nuk ka se si zotëri Kurti me kërku diçka për Kusari Lilën që ajo i ka kry veprimet që ia ka kërku zotëri Kurti në kërë rast, sepse atë përgjegjësi edhe ia ka dhanë. Kështu që na nuk presim që zotëri Kurti munet me marr një vendim për shkarkim, qoftë për ndonjë ndëshkim ndaj Mimoza Kusari Lilës për shkak se e ka partnerin më serioz ose argatin më të mirë që din më i bë këto punë“, tha Syla gjatë intervistes në Periskopi.
Më poshtë gjeni videon e plotë: