Syla: Nuk është befasi që Vjosa Osmani nuk reagon për skandalin e RTK’së, burri i saj në raportet ndërkombëtare njihet si kërcënues i kësaj lirie
Gazetari Valon Syla ka reaguar pas paraqitjes së presidentes Osmani në konferencë për media e ku kjo e fundit u pyet për skandalin e RTK’së ku sulmon Periskopin dhe Nacionalen.
E pyetur nga gazetarët për rastin në fjalë, Presidentja Osmani përvec që tha se edhe ajo në të kaluarën është sulmuar nga televizioni publik, nuk tha dicka më shumë
Syla thotë se ky mos-reagim i Presidentes, nuk është risi duke pasur edhe disa raste ne te kaluaren qe nuk ka reaguar, ajo eshte pajtuar me heshtje me ato shkrime te servisit publik RTK.
“Kjo poashtu, nuk është befasi sepse burri i saj Prindon Sadriu, me emer e mbiemer permendet ne raportet e Shtetit Amerikan dhe te Raporti i Progresit. E poashtu pothuajse ne te gjitha raportet nderkombëtare per te drejta te njeriut si shkelës dhe kercenues i kesaj lirie.
Shpresoj edhe kjo sjellje e Presidentes nuk do te mbetet pa u regjistruar nga keto raporte ne te ardhmen”, shkroi Syla në Facebook.
Postimi i plotë:
Presidentja VVjosa Osmani edhe pas pyetjes se gazetarëve sot, nuk pranoi me reagu ndaj RTK’se per sulmet direkte me shpifje te rrezikshme ndaj dy gazetarëve dhe mediave të Ilir Mirena dhe Periskopi e Berat Buzhala dhe Nacionale.
Kjo tashme nuk është risi duke pasur edhe disa raste ne te kaluaren qe nuk ka reaguar, ajo eshte pajtuar me heshtje me ato shkrime te servisit publik RTK. Kjo poashtu, nuk është befasi sepse burri i saj Prindon Sadriu, me emer e mbiemer permendet ne raportet e Shtetit Amerikan dhe te Raporti i Progresit. E poashtu pothuajse ne te gjitha raportet nderkombëtare per te drejta te njeriut si shkelës dhe kercenues i kesaj lirie.
Shpresoj edhe kjo sjellje e Presidentes nuk do te mbetet pa u regjistruar nga keto raporte ne te ardhmen.