Syla, ministrit Maqedonci: Do të mbaheni mend si ministër dështak

Syla, ministrit Maqedonci: Do të mbaheni mend si ministër dështak

Sekretari Organizativ i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla, i ka reaguar ministrit të Mbrojtjes së Kosovës i cili ka thënë se më shumë ka reagime për reduktimet se sa për sulmin në Ibër – Lepenc.

Syla ka thënë se ministri Maqedonci do të mbahet mend si një dështak.

“Siguria e infrastrukturës strategjike të një vendi nuk varet nga reagimi publik qytetar, por nga masat e ndërmarra me kohë nga institucionet e sigurisë për ta parandaluar. Ministër Maqedonci, do të kujtoheni e mbaheni mend gjatë si një dështak, prej pasulit deri te politizimi i Ushtrisë”, ka thënë Syla.

Shpërndaje në: