Syla ia kthen deputetit të VV-së: O Mef hellonka, veç ju rreni pa fije intelegjence se e thyet rekordin me të korruna, para se me u kry ato

Syla ia kthen deputetit të VV-së: O Mef hellonka, veç ju rreni pa fije intelegjence se e thyet rekordin me të korruna, para se me u kry ato

Nuk ngurroi gazetari dhe komentatori politik Valon A. Syla  që në replikë me deputetin e VV’së Mefail Bajqinovci, të thellohet në batuta për proklamimet e fundit të sukseseve të këtij ekzekutivi, nga vet qeveria, si dhe reagimet e zakonshme agresive të pushtetit dhe eksponentëve ndaj mendimeve që vënë në dyshim narrativin e saj.

Syla të enjten në ‘Pressing’ të T7 nuk e kishte mohuar si sukses një pretendim të tillë të qeverisë por kishte kritikuar aspektin propagandues dhe qasjen e shpalljes së një suksesi pa u matur ende.

“Dolën pardje jo bukën e gojës e kemi siguru, shyqyr që u siguru. Ajo është rrenë se hala s’janë kryer të korrurat, ku pe dini që janë bo. Një brymë ta ndërron statistikën e parashikimit”.

Reagimi i deputetit Mefail Bajqinovci aktiv së fundi në X për këtë çështje me shkrime antagoniste e qasje përjashtuese me tendencë njollosëse ndaj atyre që kanë mendim kundër ose thjesht kureshtar bëri njejtë edhe të premten për opinionin e Sylës.

 

Përgjigja me batutë e Sylës ishte mund të thuhet se ishte brutale.

“Mefi Hellonka… me paska reagu se i paskan dhimtë deklaratat e mia në Pressing. O Mef… po vec ju dini me rrejt pa fijen e intelegjencës se me te korruna janë thy rekordet, hala para se me u kry të korrunat.

I dobët ke qenë si gazetar, e i dobët si deputet…|”

Kritikë e vazhdueshme për VV kjo për linçim e sulme të figurave edhe jashtë vendit, posaçërisht në platformën X. S’ishin përjashtuar nga të sharat as figura mike ndaj VV’së zakonisht, si eurodeputetja Viola von Cramon madje.

Shpërndaje në: