Syla i OVL-UÇK-së në Pejë: Gërvalla na ka ofenduar shumë, e kemi kursyer për shkak të babait të saj

Syla i OVL-UÇK-së në Pejë: Gërvalla na ka ofenduar shumë, e kemi kursyer për shkak të babait të saj

Kryetari i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës në Pejë, Gazmend Syla në T7 ka thënë se deklaratat e zëvendëskryeministres Donika Gërvalla-Schwarz i kanë dëgjuar gjatë vitit 1998 në një gjuhë tjetër.

“Këto deklarata i kemi dëgjuar gjatë vitit 1998 veç në një gjuhë tjetër kur na thojke Hajrije Smikerica të ashtuquajturit UÇK, të ashtuquajturit komandanta, jena ndi shumë keq e shumë të fyer. Jemi duke fol nën udhëheqjen e komandantit tonë ku zona e Dukagjinit i ka 920 dëshmor, ka 1650 invalid nën udhëheqjen e këtij burri, ofendim ma të madh për neve nuk ka” ka thënë Syla.

Ai tha se ministren e kanë kursyer shumë për shkak të emrit të babait të saj, heroit Jusuf Gërvalla.

“Nuk presim diçka më mirë prej saj, kjo zonja vet e ka deklaru se që ka ndihmu atë kohë prokurorinë e Tribunalit të Hagës me fakte kundër presidentit Thaçi dhe të tjerëve që gjykohen atje dhe kjo kauzë nëse mund të themi nuk e ka bo veç vet në atë kohë ka qenë me presidenten Vjosa Osmanin, kështu e kanë ndërtuar këta luftën kundër çlirimtareve të Kosovës. Jam i bindur që qytetarët nuk kanë me ia dhanë mundësinë me fol në këtë formë në emër të institucioneve” ka shtuar Gazmend Syla.

Të gjitha këto deklarata vijnë pasi zëvendëskryeministres, Donika Gërvalla-Schwarz, e cila ofendoi rëndë kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, duke e quajtur “gjeneral të vetëshpallur”.

 

Shpërndaje në: