Syla: Hapja e urës pa koordinim mund t’i rrezikojë policët, këtë e bën vetëm ligësia e Kurtit

Syla: Hapja e urës pa koordinim mund t’i rrezikojë policët, këtë e bën vetëm ligësia e Kurtit

Gazetari Valon Syla ka hedhur dy teori pse Kurti po synon hapjen e Urës së Ibrit: për zgjedhje, apo për të jashtëzakonshme.

Ai në llogarinë e tij në “Facebook” tha se ambasadorët e Kuintit dhe NATO nuk mbështetën hapjen e Urës dhe nëse do të hapej ura pa koordinim atëherë sipas tij do të rrezikoheshin policët.

“Hala spo dihet saktësisht prej Albin Kurtit, a po e përdor Urën e Ibrit për zgjedhje, apo për me kriju edhe një problem që me shku në zgjedhje të parakohshme, diku kah fundi i tetorit. Ambasadorët e Kuintit dhe NATO nuk e mbështetën për Urën dhe kështu deklaruan pas takimit. Ndërsa, Kurti iku pa u deklaruar. Tash pritni patriotat e facebookut se i paskan lëshu me sha Amerikën e NATO’n. Pa koordinim me NATO dhe Kuint rrezikohen policët… dhe krejt kjo veç për fushatë zgjedhore. Këtë e bënë vetëm ligësia Kurti.”, shkruan Syla.

Shpërndaje në: