Sy të lodhur gjatë ditës? Kjo është zgjidhja ideale për t’i qetësuar
Rrathët e syve, sytë e fryrë e të lodhur nga kompjuteri janë një problemi më i zakonshëm i ditëve të sotme.
Nëse ke qëndruar të paktën për 8-9 orë në punë, ulur në kompjuter apo laptop, në shtëpi, me siguri, i ndjen sytë të lodhur. Një mënyrë efektive është një maskë qetësuese me përbërës të thjeshtë nga kuzhina.
Përbërësit: Një kokërr patate, një kastravec, rende, pambuk i pastër
Fillimisht, pastroji patatet nga lëkura dhe fillo t’i grish në rende. Më pas, gri edhe kastravecin në të njëjtën mënyrë. Përzieji bashkë patatet dhe kastravecin e grirë. Shtrydhe masën dhe përpiqu të krijosh sa më shumë lëng nga të dy përbërësit.
Lëngu do të ketë një ngjyrë të gjelbër në të verdhë. Tani, merr një pambuk të pastër dhe fute në tasin me lëngun e përfituar. Maska e syve është gati. Mbaje për rreth 10 minuta dhe bëj një gjumë të qetë për të gjithë natën.