Swansea bojkoton mediat sociale për të luftuar “abuzimin e neveritshëm”

Swansea bojkoton mediat sociale për të luftuar “abuzimin e neveritshëm”

Ekipi i mirënjohur uellsian që luan në Championship e që luajti në Premier Ligën angleze, Swansea City, ka vendosur që të gjithë lojtarët bashkë me staf të bojkotojnë mediat sociale për një javë që t’i dalin kundër diskriminimit në Facebook dhe Twitter.

Nga ora 5 e pasdites së sotme [e enjte], ekipi i parë i Swansea Cityt bashkë me lojtarët e akademisë nuk do të postojnë asgjë në mediat sociale për shtatë ditë, e ashtu as klubi në Facebook, Twitter, Instagram, Linkedin, Snapchat, YouTube apo TikTok.

Në këtë klub deri para një viti luante edhe Bersant Celina.

Të premten e kaluar, futbollisti Jamal Lowe u bë futbollisti i tretë i Swanseat që u abuzua në baza racore në Instagram për më pak se dy muaj.

Të tjerët ishin Yan Dhanda në muajin shkurt dhe Ben Cabango në muajin mars, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.

Në një deklaratë, Swansea ka shkruar: “Ne kemi parë shumë prej lojtarëve tanë derisa abuzoheshin neveritshëm vetëm në shtatë javët e fundit, dhe ndihemi se është e drejtë të mbajmë qëndrim kundër sjelljes që është bërë sëmundje në sportin tonë, dhe gjithë shoqërinë.”

Edhe lojtarë të famshëm janë abuzuar online në baza racore.

Thierry Henry muajin e kaluar i dha fund pranisë në mediat sociale duke thënë se nuk do të kthehej derisa kompanitë të merrnin seriozisht bullizimin dhe racizmin. /Periskopi

Shpërndaje në: