Sveçla viziton policët në QKUK: Shkaqet e aksidentit po hetohen, janë jashtë rrezikut për jetë
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se ka vizituar policët të cilët po vazhdojnë të marrin tretman mjekësor pas aksidentit që pësuan mbrëmë në fshatin Grabovc.
Sveçla ka bëri të ditur se mjekët po iu japin trajtimin me kujdesin më të lartë profesional.
“Sapo mbërrita mbrëmë nga Kroacia vizitova në QKUK tre policët tanë që po marrin trajtim mjekësor. U takova po ashtu edhe me familjarët e kolegët e tyre. Me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia takuam mjekët që po përkujdesen për shëndetin dhe trajtimin adekuat. Ata na njoftuan e siguruan se janë duke i trajtuar policët me kujdesin më të lartë profesional.” – ka njoftuar Sveçla.
Ai tutje ka thënë se shkaqet e aksidentit po hetohen dhe se policët janë jashtë rrezikut për jetë.
“Teksa gjendja e tyre fatmirësisht po përmirësohet, falënderoj përzemërsisht të gjithë mjekët të cilët nga mbrëmë kanë bërë të pamundurën që policët tanë të kenë kujdesin dhe trajtimin e nevojshëm për rikuperimin e tyre. Shkaqet e aksidentit po hetohen por jam shumë i lumtur që djemtë tanë janë jashtë rrezikut për jetë. Iu uroj të kthehen sa më shpejt në detyrë, në shërbim të qytetarëve e vendit tonë.” – ka përfunduar Sveçla.