Sveçla: Serbia duhet t’i dorëzojë sa më parë terroristët e sulmit në Banjskë

Sveçla: Serbia duhet t’i dorëzojë sa më parë terroristët e sulmit në Banjskë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se përgjegjësia për vrasjen e heroit Afrim Bunjaku dhe e organizimit të sulmit terrorist në Banjskë është e Serbisë.

Ai ka thënë se drejtësia është e pashmangshme dhe “Serbia duhet të dorëzojë terroristët sa më parë”. Sipas Sveçlës, Serbia duhet t’i dorëzojë terroristët sa më parë.

Sveçla ka shkruar në Facebook të martën se rënia e Bunjakut e mbrojti sovranitetin e vendit

“Rënia e tij mbrojti sovranitetin e territorin e vendit tonë andaj është edhe heroike, edhe e paharrueshme. Përgjegjësia për vrasjen e Heroit Afrim Bunjaku dhe organizimit të atij sulmi terrorist është drejtpërdrejtë e Serbisë. Drejtësia është e pashmangshme dhe Serbia duhet të dorëzojë terroristët sa më parë. Rruga e fshatit Banjskë ku u vra Rreshter Afrimi nga sot mbanë emrin e tij. Ajo është rruga që kolegët e tij e kalojnë çdo ditë në shërbim. Mesazhi që dha Rreshter Afrimi është i qartë, terrorizmin e luftojmë me çdo kusht. Rruga që trasoi Afrimi është e përditshmja jonë bashkë me kolegët e tij, sundimi i rendit dhe ligjit në çdo cep të Republikës sonë”, ka thënë ai të njëvjetorin e vrasjes së Bunjakut.

 

Shpërndaje në: