Konfirmohen detajet e vdekjes së Maradonës: Pas operimit në kokë, pësoi sulm në zemër

Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij. Lajmet nga Argjentina tashmë janë konfirmuar se ai momentet e fundit të jetës i ka kaluar në shtëpi të tij.
Tashmë mediat kanë mësuar edhe arsyen e vdekjes së legjendës argjentinase.
Pas një operimi në kokë, Maradona pati një sulm në zemër të cilin nuk arriti ta përballojë.
Në moshën 60-vjeçare, legjenda e futbollit argjentinas ka vdekur.
Disa ditë pasi festoi 60 vjetorin e lindjes, Maradona vdiq.
Maradona me Kombëtaren e Argjentinës fitoi Kupën e Botës dhe udhëheqi Napolin drejt titullit të parë në Serie A.