KOHA E ARTË ISLAME: Çka ishte, kur filloi dhe kur mbaroi?

KOHA E ARTË ISLAME: Çka ishte, kur filloi dhe kur mbaroi?

Vendet islame i shohim në lajme vazhdimisht për çështje negative: për sulmet ndaj lirisë së shprehjes, seksualitetit, ose gjithçkaje që konsiderohet pro-perëndimore. Ose, edhe për terrorizmin. Por, pak njerëz e dinë se islami dikur ishte radikalisht ndryshe: e përjetoi një periudhë që njihet si “Koha e Artë” – që ndodhi gjatë Mesjetës së Europës.

Shumica e historianëve mendojnë se Koha e Artë Islame, nën dinastinë Abaside, ka nisur që prej shekullit të VIII-të deri në shekullin e XIII-të. Në atë periudhë, Islami ishte pak më shumë se një shekull i vjetër – dhe shtrihej në Gadishullin Arabik, në Mesdhe dhe në Afrikën Veriore.

Kur abasidët e krijuan kalifatin, kryeqendra e tij u bë Bagdadi dhe Islami u përhapë në shumë vende tjera. Abasidët ishin frymëzuar nga vargjet dhe hadithet e kuranit të cilat e përmendnin vlerën e njohjes më shumë sesa përkushtimin ndaj religjionit – dhe i dhanë shtytje të fortë tregtisë, artit dhe shkencës.

“A janë të barabartë si ata që dijnë si ata që nuk dijnë? Vetëm ata që kuptojnë mund të udhëzohen.”  – Kuran 39:9

Një nga tiparet më të rëndësishme të “Kohës së Artë” islame ishte gjithpërfshirja ose hapja edhe për kultura tjera. Në shtëpinë e dijes, të cilën e kishte krijuar kalifi në Bagdad, lejoheshin që të merrnin pjesë edhe studentët e krishterë dhe hebrenjë.

Myslimanët e asaj kohe e shpikën observatorin e parë astronomik dhe i vizatuan hartat më të detajuara të asaj periudhe. Shtëpija e dijes i nxorri një numër të konsiderueshëm të veprave shkencore, filozofike e studimore.

Kishte shumë studime që u vunë në përdorimin praktik, posaqërisht në fushën e medicinës dhe shëndetit. Fizikanët dhe filozofët shkruan enciklopedi mjekësore të ndryshem që u përdorën me shekuj. Në shekullin e 10-të, farmacitë ishin të kudondodhura në qytetet myslimane dhe spitalet rrinin hapur 24 orë.

Kjo periudhë iu dha lindje universiteteve të para në botë, shumë veprave të mëdha të artit – duke përfshirë arkitekturën e letërsinë.

Në këtë periudhë u lind edhe sufizmi – i cili është një sekt mistik islam i filozofisë që e promovon paqen, edukimin dhe filantropinë.

Fundi i kësaj periudhe, nga shumë historianë, merret shekulli i 13-të kur Genghis Kani e pushtoi shumicën e Azisë lindore, duke përfshirë edhe kalifatin islam. Më 1258 mongolët e shkatërruan Bagdadin dhe shtëpinë e dijes  duke i hedhur librat e shumtë në lumin Tigris.

Nuk ka dyshim se islami do të ishte ndryshe sikur historia të kishte pasur rrjedhë tjetër.

/seeker daily

Shpërndaje në: