Bashkëshortja e denoncon për dhunë, arrestohet tenisti i famshëm
Probleme për reketin numër 27 në botë, Nikoloz Basilashvili.Gjeorgjiani është akuzuar nga ish-bashkëshortja e tij, Neka Dorokashvili, për dhunë.
Nikoloz ishte martuar në vitin 2013 me modelen e lindur më 1991, teksa tashmë ish-çifti kanë edhe një djalë.
Policia ka vënë nën pranga tenistin, kurse gjatë ditëve të ardhshme pritet të ketë edhe seanca dëgjimore.
Ky gjest pritet të ndikojë jashtëzakonisht shumë për reketin nga Tbilisi, sidomos në aspektin e marketingut, ku pritet të regjistrojë humbje të shumta



