Suzuki Swift i ri bëhet me version të limuzinës

Suzuki Swift i ri bëhet me version të limuzinës

Gjenerata e re e modelit Swift këtyre ditëve ka dalë në treg, ndërkohë që në Indi është prezantuar versioni sedan.

Swift sedan do të prodhohet në Indi në bashkëpunim me kompaninë Maruti, dhe do të ketë shenjën Dzire në tregun e atjeshëm.

Maruti Suzuki Dzire është i bazuar në të njëjtën platformë mekanike sikurse edhe  Swift i ri, që do të kontribuojë që vetura të jetë e lehtë, por do të ketë edhe konstruksion të fortë, që është i rëndësishme nga aspekti i sigurisë.

Dzire do të ofrohet me motorin dizel 1.3 litra me 73 kuaj fuqi dhe me motor benzinë me 1.2 litra që do të prodhojë 83 kuaj fuqi.

Maruti Suzuki Dzire është i dedikuar për tregun e Indisë, por edhe për disa tregje tjera në zhvillim, kështu që nuk do të jetë i pranishëm në Evropë.

 

Shpërndaje në: