SUV’i i Ferrarit, Purosangue hyn në prodhim sivjet

SUV’i i Ferrarit, Purosangue hyn në prodhim sivjet

Automjetet SUV ka kohë që e kanë pushtuar botën, por deri më tani ishte një cep i vogël i globit që luftonte kundër tyre – Ferrari. Mirëpo, kjo betejë përfundon në vitin 2022.

Nuk është bash krejt bardh e zi, natyrisht, sepse Ferrari ka kohë që ishte përkushtuar të bëjë një SUV, përderisa kohëve të fundit kemi parë edhe disa konkurrentë të tij direkt, si  Lamborghini Urus, Rolls-Royce Cullinan dhe Aston Martin DBX, që të gjithë me nivele  të ndryshme suksesi për brendet e ofruara. Me gjasë tani edhe trashëgimia, dhe prodhuesit e veturave sportive dhe luksoze po kanë nevojë për para që të mbijetojnë.

Ekziston vetëm një rresht i vetëm në raportin financiar të Ferrarit për vitin 2021 që e konfirmon se SUV Purosangue do të hyjë në prodhim sivjet, dhe se dërgesat e para të modelit do të bëhen në vitin 2023.

Çfarë dimë për të deri më tani?

Jo shumë, në fakt.

Kur në vitin 2018 Top Gear pyeti shefin e ndjerë të FCA-së, Sergio Marchionne, për këtë çështje, ai këmbënguli se SUV-i i atëhershëm ende i paemëruar duhet të quhet “FUV” (Ferrari Utility Vehicle).

“Do të jetë çfarëdo modeli që Ferrari mendon se duhet të jetë një automjet sportiv”, tha ai asokohe.

“Mirëpo, sipas definicionit, një veturë e tillë duhet të ecë si një Ferrari. Duhet.”

Grupacioni Fiat Chrysler tani drejtohet nga Michael Manley, dhe drejtimi që ai ka trashëguar paraqet një kthesë të mirë.

Mjetet financiare për Purosangue ka kohë që janë destinuar, dhe kompania po llogarit të ndërtojë një vit të fuqishëm, pas atij që shiti 11,155 automjete dhe rriti shitjen për 22.3 përqind, krahasuar me vitin 2020.

Shpërndaje në: