Suspendohet zyrtari i SHKK-së i cili u arrestua sot për mashtrim me bitcoin
Prokuroria në koordinim me policinë sot ka realizuar një aksion në rajonin e Prishtinës ku janë arrestuar pesë persona mesin e tyre edhe një zyrtar i Shërbimit Korrektues të Kosovës, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mashtrimi”.
Lidhur me këtë rast, SHKK ka njoftuar se ka marrë vendim për suspendimin nga puna të zyrtarit korrektues L.B, për shkak të dyshimeve mbi sjellje të papërshtatshme, të cilat bien ndesh me Kodin e Etikës dhe rregullat e brendshme të institucionit tonë.
“Ky vendim është marrë pasi i njëjti dyshohen se në bashkëkryerje me disa persona tjerë, janë përfshirë në mashtrim me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar për të siguruar integritetin dhe profesionalizmin e stafit të tij, dhe nuk do të tolerojë asnjë formë të sjelljes së papranueshme”, thuhet në njoftim.
SHKK ka shtuar se mbesin të angazhuar të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet përkatëse dhe të sigurojnë transparencë të plotë në këtë çështje.