Suspendohet gjyqtari në rastin e Enver Sekiraqës

Suspendohet gjyqtari në rastin e Enver Sekiraqës

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje nga ku ka njoftuar se e kanë suspenduar një gjyqtar, i cili po hetohet.

“Këshilli, pas shqyrtimit dhe analizimit të dy rasteve disiplinore ka themeluar panelet hetimore. Sa i përket rastit AD/KGJK/04/2024/GJTHPR-AD/GJTHPR/8/24, Këshilli bazuar në kërkesën e autoritetit kompetent me shumicë të votave vendosi për suspendimin e gjyqtarit që është subjekt i hetimit, deri në një vendim tjetër të Këshillit”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se Këshilli vlerësoi se suspendimi i subjektit të hetimit, në këtë fazë të procedurës, do të krijojë parakushte që paneli hetimor të hetoj në tërësi çështjen në mënyrë të pavarur, objektive dhe të pa ndikuar.

Sipas burimeve të Betimi për Drejtësi, bëhet fjalë për gjyqtarin Agim Kuçi.

Shpërndaje në: