Surprizë në konferencën e Vinicius, ‘macja mysafir i paftuar’
Konferenca për shtyp e sulmuesit brazilian Vinicius sot në Katar ka pasur një të “ftuar surprizë”.
Ndërsa futbollisti i “seleçaos” po u përgjigjej pyetjeve të gazetarëve të pranishëm për ndeshjen ndaj Kroacisë që luhet pas dy ditësh, në tavolinë kërceu një mace.
Të gjithë filluan të qeshnin në sallë, edhe vetë futbollisti, por përfaqësuesi i zyrës së shtypit të Brazilit, pasi e përkëdheli për disa çaste, e largoi nga tavolina duke e ulur poshtë.
Megjithatë, macja që me sa duket i përkiste hotelit në të cilin gjendet përfaqësuesja braziliane, u ul para tavolinës dhe nuk u largua, duke qëndruar aty gjatë të gjithë konferencës për mediat.
A cara do Vinícius Júnior quando o cara arremessa o gato na coletiva pic.twitter.com/3DpkgIGeSk
— Walter Jr (@JuniorTlx_) December 7, 2022