Superushqimet për të cilat nuk keni dëgjuar kurrë

Ja superushqimet për të cilat nuk keni dëgjuar kurrë:
Maka- njihet si adaptogjen, fjalë që përdoret për bimët që ndihmojnë për ekuilibrin, rikuperimin dhe mbrojten e trupit. Maka është një bimë që rritet në Peru dhe shitet në formë pudre. Rrënjët e saj shërbejnë për balancën e hormoneve, për të rritur energjinë, qëndrueshmërinë , një memorie të mirë dhe fokusin.
Reishi- Një kërpudhë barishtore e njohur për përfitime të mrekullueshme shëndetësore. Më së shumti konsumohet si çaj ose si pudër. Reishi përmirëson sistemin imunitar të organizmit, trajton ankthin, presionin e lartë të gjakut, pagjumësinë dhe astmën.
Ghee – gjalp që është super i mirë për ju. Ai përmban yndyrna të shëndetshme që mund t’ju ndihmojnë të humbisni në peshë. Përfitime të tjera përfshinë uljen e rrezikut ndja kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.