Supertalenti i Bayern Munichut, Jamal Musiala më në fund vendos për cilën Kombëtare do të luajë

Supertalenti i Bayern Munichut, Jamal Musiala më në fund vendos për cilën Kombëtare do të luajë

Jamal Musiala ka zbuluar se ai ka vendosur ta përfaqësojë Gjermanië para Anglisë, pas paraqitjes brilante të tij në Champions League për Bayern Munichun.

Musiala ishte legjitim të luante për të dy Kombëtaret dhe spekulimet se cilën do ta zgjedhë u intensifikuan në javët e fundit, pasi impresionoi me bavarezët, transmeton Periskopi.

17-vjeçari më në fund konfirmoi vendimin e tij që të veshë fanellën e Gjermanisë, pasi shënoi golin e katërt të sezonit kundër Lazios në Evropë, derisa pranoi se ai nuk ishte i sigurtë nëse do të kishte mundësi të luante rregullisht nëse do ta zgjidhte Anglinë.

”E kam menduar këtë pyetje shumë,” tha ai për ‘Athletic’.

”Cila është më e mira për të ardhmen time? Ku kam mundësi të luaj më shumë?

”Në fund, unë thjesht dëgjova ndjenjën që për një kohë të gjatë më tha se ishte vendimi i duhur të luaja për Gjermaninë, toka ku kam lindur.

”Prapë, nuk ishte vendim i lehtë për mua.” /Periskopi.com/

Shpërndaje në: