Supermodelja Emily Ratajkowski konfirmon se është biseksuale
Supermodelja e njohur Emily Ratajkowski ndau në TikTok së fundmi përgjigjen e saj ndaj një audioje që dëgjohej të pyeste: “Nëse identifikoheni si biseksual, a keni një divan prej kadifeje të gjelbër?”
Ratajkowski u përgjigj thjesht duke e kthyer kamerën nga vetja teksa ishte ulur në një divan të gjelbër prej kadifeje në shtëpinë e saj.
Videoja u shpërnda edhe nga aktorja e “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell, e cila gjithashtu, me sa duket, konfirmoi orientimin e saj seksual. Videoja e Ratajkowski-t vjen mes lajmeve se ajo ka bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard, i cili dyshohet se e ka tradhtuar. Bukuroshja përflitet se po del me yllin hollivudian Brad Pitt, por ende nuk dihet nëse janë zyrtarisht bashkë.
Ndërkohë burime për aktorin tregojnë se çfarë mendon fitues i Oscar-it për modelen bukuroshe. Edhe pse dyshja thuhet se kanë dalë në disa takime, një person i afërt me Pitt ka treguar se aktori mendon se ajo është gruaja më “hot” në planet dhe ata shkojnë shumë mirë bashkë. Kjo është një deklaratë e madhe për një marrëdhënie që është në fazat e fillimit, por burimi tregon se deri tani, ata po argëtohen.
Rikujtojmë, se “Blonde”, filmi për jetën e Marilyn Monroe ka pak ditë që shfaqet në Netflix dhe tashmë ka sjellë një valë reagimesh. Mes atyre që e kanë parë është edhe Ratajkowski, e cila jo vetëm që nuk ka përshtypje të mira, por edhe e ka “gjykuar” publikisht. Përmes llogarisë që mban në TikTok, modelja e njohur ka postuar një video ku flet për filmin. Arsyeja që ajo u shqetësua nga “Blonde” me protagoniste Ana de Armas, ishte se dhimbja femërore paraqitet si një tjetër fetish.