‘Supermeni’ Inaki Williams – ky është rekordi që mund të vendoset sonte në La Liga

‘Supermeni’ Inaki Williams – ky është rekordi që mund të vendoset sonte në La Liga

Inaki Williams mund të vendos një rekord të jashtëzakonshëm sonte.

Sulmuesi i Athletic Bilbao, i cili shquhet për shpejtësinë e tij dhe përgatitjen e lartë fizike, pritet që sonte të vendos një rekord të madh.

Nëse Williams aktivizohet sonte ndaj Deportivo Alaves, ai do të jetë lojtari me më së shumti paraqitje radhazi në La Liga, transmeton Periskopi.

Në rast se merr minutat e tij, Inaki Williams do të aktivizohet për herë të 203-të radhazi, pa munguar asnjëherë.

‘Marca’ gjen vitin 2016 si herën e fundit kur Williams ka munguar për Bilbaon. /Periskopi/

Shpërndaje në: