Superliga vazhdon me ndeshje interesante
Në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës janë programuar dy ndeshje për ditën e shtune.
Drenica është nikoqire e Feronikelit në stadiumin “Bajram Aliu”, derisa Arbëria do të përballet me Besën e rënë nga Superliga.
Janë sfida për mbijetesë, pasi të gjitha gjendën në zonën e rrezikshme ose afër saj.
Sfidat do të zhvillohen nga ora 15:00.